Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pritet të takohen gjatë muajti qershor në Londër ose Bruksel, informoi të dielën e përditshmja kosovare “Express”.
Njëkohësisht, gazeta hodhi poshtë spekulimet për mundësinë e mbajtjes së këtij takimi në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Në mediat kosovare, Thaçi ishte shprehur më parë se nuk e ka problem të takojë Tadiçin, person me të cilin ka patur biseda ballë për ballë gjatë takimeve të Vjenës për statusin.
Nga ana e tij, në një deklaratë në muajin shkurt, Tadiç shprehu vullnetin për t’u takuar me shefin e ekzekutivit kosovar, në mënyrë që të bisedonte planin e tij për Kosovës.
Presidenti i Serbisë pranoi atëherë se midis pikave që ai dëshiron të bisedojë përfshihen “statusi special” për Veriun, statusi për manastiret dhe objektet e tjera kishtare ortodokse në Kosovë dhe të drejtat e problemet e pakicës serbe.
Top Channel