Japonia aktivizon sistemin mbrojtës

23/03/2012 00:00

Japonia ka urdhëruar përgatitjen e sistemeve mbrojtëse anti-raketë si kundërpërgjigje ndaj planeve të Koresë së Veriut për lëshimin e raketave me rreze të gjatë veprimi muajin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes japonez, Naoki Tanaka i cili sqaroi se me këtë hap Japonia nuk po ngre një ushtri, por thjesht po përgatitet për cdo skenar të mundshëm. Ai urdhëroi dislokimin e raketave Pack-3 dhe anijeve luftarake Agis.

Sipas mediave japoneze, anti-raketat do të vendosën pranë ishullit të Okinauas për të rrëzuar raketën koreano-veriore nëse kjo e fundit kërcënon territorin japonez.

Nga ana tjetër, Peniani zyrtar deklaron se bëhet fjalë për lëshimin e një sateliti në orbitë, por SHBA dhe aleatët e saj deklarojnë se vendi komunist kërkon të testojë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe lëshimi i një sateliti është thjesht një justifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA