Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili po qendron në Strasburg është ballafaquar me kërkesën e eurodeputetes Ulrike Lunacek që të kërkojë dorëheqjen e deputetit Azem Syla, sepse sipas saj ai po e dëmton imazhin e Kosovës.

“Ne po punojmë shumë për të përmirësuar imazhin e Kosovës, por mendoj se rasti i deputetit Azem Syla që po hetohet në Zvicër nuk i kontribuon kësaj cështjeje. Ky është një rast i papranueshem dhe ju zoti kryetar duhet të kërkoni që ai të dorëhiqet”, ka theksuar Lunacek.
 
Këto komente janë bërë gjatë takimit të rregullt vjetor ndërmjet Parlamentit Europian dhe Kosovës. Në Strasburg në kuadër të këtij takimi po qëndron edhe nënkryetari i Kuvendit Enis Kervan, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, deputetet si Lutfi Haziri, Skënder Hyseni, Albin Kurti etj.
 
Në takim përgjatë këtyre dy ditëve u diskutuan cështje që kanë të bëjnë me progresin e Kosovës drejt integrimit europian, për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për liberalizimin e vizave për energjinë dhe mbrojtjen e ambientit, zhvillimin ekonomik dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA