Kroacia mori dritën jeshile për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë u mbajt edhe një referendum në vend, ku pas “ofertës” së Brukselit për t’iu bashkuar 27 vendeve anëtare, politika vendase kërkoi aprovimin popullor.
Rezultati ishte në favor të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimit Europian, megjithë kundërshtimin e fortë të disa organizatave dhe partive politike nacionaliste për të refuzuar anëtarësimin në BE.
Megjithatë edhe sot shumë kroatë, në një kohë kur BE është tejet e zënë me “hallet e veta”, shprehen kundër anëtarësimit të vendit, madje duke protestuar në forma të ndryshme. Një rast i tillë ishte ai i regjistruar në qytezën e Spalatos ku një aktiviste e organizatës “E dua Kroacinë – Jo Bashkimit Europian”, u gjobit me 102 euro pasi hoqi flamurin e BE-së nga godina e institucioneve vendore duke e zëvendësuar atë me flamurin kroat.
“Në luftën kundër serbëve bashkëkombasit tanë rrëmbyen armët për të mbrojtur atdheun. Kjo më shtyu të zëvendësojë flamurin e BE-së me flamurin për të cilin është derdhur gjak, janë torturuar, përdhunuar e masakruar dhjetra kroatë”, deklaroi para gjykatës aktivista ultra-nacionaliste, Kristina Curkovic.
Top Channel