“Bin Laden kishte kontakte me agjentë pakistanezë”

29/02/2012 21:10

Në një kabllgram të publikuar së fundmi, Wikileaks nxjerr në pah një raport të agjencisë së inteligjencës amerikane ku thuhet se Bin Laden kishte kontakte të rregullta me agjentët sekretë të Pakistanit të agjencisë ISI.

Në raportin e publikuar nga Wikileaks thuhet se rreth 12 funksionarë të inteligjencës pakistaneze ruanin kontakte periodike me ish-kreun e Al Kaedas në shtëpinë e tij në Abotabad.

Publikimi është pasqyruar edhe në mediat pakistaneze, vetëm dy ditë pas shembjes së shtëpisë së Bin Laden në Abotabad, shtëpi ku u vra në 1 maj të vitit të kaluar nga një operacion blitz i forcave special amerikane.

Egjipt, arrestohet bashkëpunëtori i Bin Laden

Një drejtues i lartë i Al-Kaedës, Saif al-Adel, u arrestua mesditën e së mërkurës në aeroportin e Kajros.

Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare egjiptiane. Al-Adel kthehej në vend nga Pakistani, pasi kishte ndërruar avion në Dubai.

Shtetasi egjiptian, emri i vërtetë i të cilit është Muhammad Ibrahim Makkaëi, ishte dikur shef i sigurisë së Osama bin Laden dhe mbikqyri operacionet e tij ushtarake.

Ndaj tij është lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si i kërkuar për shpërthimet e ndodhura në ambasadat amerikane në Afrikën Lindore, në vitin 1998.
 

Top Channel