20:46 Dokumentari "Kryekenga e kombit"
21:57 Serial "Firma"
Programi i plote
PUBLICITET
Maqedoni, polici vret dy shqiptarë
28/02/2012 20:45

Maqedoni, polici vret dy shqiptarë
Dy shqiptarë kanë mbetur të vrarë në qytetin e Gostivarit në Maqedoni. Ata janë qëlluar me armë zjarri nga një polic maqedonas.

Nga informacionet e deritanishme, mësohet se dy shqiptarët, Besnik Shehapi, 25 vjeç dhe Imran Mehmeti 30 vjeç janë qëlluar me armë nga efektivi i policisë maqedonase i identifikuar si Jakim Trifunovski. Polici Trifunovski është konfrontuar me dy të rinjtë shqiptarë për vendin e parkimit. Zënka ka precipituar në nxjerrjen e armës së punës nga ana e efektivit, i cili në ato momente nuk ka qenë në krye të detyrës, dhe hapjen zjarr ndaj shqiptarëve.

Për pasojë dy të rinjtë, Shehapi dhe Mehmeti kanë gjetur vdekjen nga plagët e marra. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e krimit.

Ndërkohë, informacionet mbi vrasësin mbeten ende kundërshtuese dhe për momentin nuk dihet nëse ai është kapur apo ndodhet në arrati.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Maqedonia
Shkëndija në finalen e Kupës
Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra  shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Komiteti i Helsinkit kritikon Shkupin
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes që po gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqëri, ka filluar të prodhojë krime që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.
Arrestimi i djalit të kryeparlamentarit maqedonas
Me pyetjen “përse është arrestuar në Greqi djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski”, mediat greke kanë publikuar në orët e fundit një reportazh nga kjo ngjarje që është mbajtur thuajse e fshehtë për gati tre javë.
Shkup, rrihen barbarisht dy shqiptarë
Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.
Gostivari në “luftë” politike
Në qytetin e Gostivarit u zhvillua një protestë kundër kryetarit të ri të komunës, Nevzad Bejta. Protesta u organizua nga deputetët dhe këshilltarët komunalë të partisë Rilindja Demokratike Kombëtare, e cila në katër vitet e kaluara ka drejtuar këtë komunë. Ata akuzuan kreun e ri të Komunës, zotin Nezvad Bejta për revanshizëm politik.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.