Shoqëria e Televizioneve Komerciale Europiane deklaron se gjoba e
vendosur nga gjykata ndaj Top Channel pas publikimit të video-skandalit
me ish-ministrin Ylli Pango, sjell një efekt drithërues për lirinë e
shprehjes dhe medias.
Drejtori i kesaj shoqerie, Ross Biggam thote se nese ka çështje te paqarta deri ne fund te procesit, atehere televizioni duhet t’i drejtohet Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strazburg.
“Nese shihni se nje gjobe e vendosur nga gjykata eshte joproporcionale, si ne nje rast te tille (400 mije euro), çfare sjell efekt dritherues per lirine e shprehjes dhe lirine e medias, per kete arsye midis te tjerash, ne do te shpresonim, qe edhe kur procesi shqiptar i drejtesise te kete perfunduar, nese mbeten çeshtje te paqarta ende, ne do te inkurajonim gazetaret apo televizionin perkates qe te apelonte ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut, sepse kjo ngjarje perben nje precedent te rendesishem per t’u vendosur per te gjithe transmetuesit europiane”, thotë Biggam.
Zyrtari thotë se me kalimin e kohes, njerezit kane vendosur nje balance ndermjet rendesise se privatesise, ne njeren ane dhe rendesise sesi perdoret liria e shprehjes.
“Normalisht, shumica e televizioneve europiane lejohet te perdore kamera te fshehta ne raste te veçanta. Zakonisht nuk perdoret nje kamera e fshehte, per çeshtje te privatesise. Mirepo, kamera e fshehte perdoret nese kenaq dy kushte. Njeri prej ketyre eshte kur gazetari apo transmetuesi nuk eshte ne gjendje te siguroje ne asnje menyre tjeter keto filmime. E ne kete rast, qartesisht nese nje ekip i tere kamerash do te shkonte per te filmuar ministrin, ai do te ishte sjelle ndryshe. Ndaj ky kusht plotesohet sipas mendimit tim. Kushti i dytë i rëndësishëm qendron tek interesi publik per ta shfaqur informacionin ne kete menyre. Nga jashte, edhe ne kete rast duket se ka nje interes te qarte publik, kur paraqitet drejte nje sjellje e keqe serioze e nje politikani. Ndaj ne shumicen e juridiksioneve ne Europe, bazuar ne faktet e ketij rasti, mendoj se liria e shprehjes do te triumfonte mbi aspektin e privatesise, dhe gazetaret apo transmetuesi do ishin te lire”, thotë Biggam.
Pergatiti: ARTA TOZAJ
Top Channel