Ish-Ministri i Jashtëm Slloven, Samuel Zhbogar nisi zyrtarisht punën si përfaqësues special i BE-së në Kosovë. Fillimisht ai u takua me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe më pas u prit nga kryeministri Hashim Thaci.

Pas takimeve ai tha se, Kosovën e presin punë të mëdha për t’u bërë, megjithëse pranoj se këtë fillim vit është bërë punë e mirë sa i përket integrimeve evropiane, konkretisht me nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave.

“Misioni im është që, këtu të kemi një prezence të fort të Evropës. Në këtë mënyrë të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, ky është misioni ynë. Fillimi i këtij viti ishte i suksesëshmëm ne nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave c’ka po shohim është vizita të shpeshta të komisionarëve në Kosovë çka e bënë më intensive punën në këtë dialog që është i rëndësishëm për këtë vit”, tha Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë.

Kryeministri Thaci u zotua se do të përmbushen të gjitha kushtet sa i përket axhendës evropiane. Më tej kryeministri kosovar bëri të qartë se, Kosova nuk do të pranoj të implementoj status special për veriun e vendit. Ai tha se, mirëpret deklaratat e fundit të kryetarëve paralele serb të veriut të vendit të cilët kanë deklaruar se e pranojnë pavarësinë e Kosovës vetëm nëse veriut i jepet statusi special.

“Është mesazh i mirë që edhe serbët në veri kanë filluar ta pranoj së Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ne do të jemi afër tyre për tu shërbyer si të gjithë qytetarëve tjerë. Nuk do të ketë trajtim të veçantë, special apo autonom për asnjë etni apo hapësirë të territorit. Kosova është një me territor të paprekshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht”, tha Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci.

Samuel Zhbogar ish Ministri i Jashtëm Slloven, ka marrë detyrën e përfaqësuesit special të zyrës së BE-së në Kosovë ICO, pas përfundimit të mandatit të paraardhësit e të tij Peter Faith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA