Spektakli i Superbowl, Madonna magjeps

06/02/2012 11:45

Kishte deklaruar se do të bënte “spektaklin më të madh në botë gjatë spektaklit më të madh në Tokë” dhe Madonna e mbajti fjalën.

Këngëtarja 53-vjeçare zhvilloi një performancë të shkëlqyer gjatë pushimit të ndeshjes finale të NFL Super Bowl mes New York Giants dhe New England Patriots.

Gjatë të gjithë paraqitjes së saj pati vetëm një rrëshkitje të vogël në skenë gjatë një lëvizjeje që e kreu me sukses herën e dytë që e provoi.

Madonna bëri për vete publikun me këngët e saj hit ‘Vogue’, ‘Like a Prayer’ dhe ‘Music’ si dhe me këngën më të re me titull ‘Give Me All Your Luvin’.

Këngëtarë të tjerë të ftuar për spektaklin e madh në mes të finales së shumëpritur nga të gjithë amerikanët ishin Nicki Minaj, grupi LMFAO dhe Cee Lo Green.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA