Në pamje të parë duken vetëm si grumbuj plehrash të zakonshme por dy artistë kanë arritur që t’i bashkojnë në mënyrë të tillë që të krijojnë hije që duken jashtëzakonisht shumë reale.

Britanikët Tim Noble dhe Sue Webster kanë projektuar dritë ndaj krijimit të tyre 3D me plehra duke i shndërruar ato në diçka krejt ndryshe.

Në një nga punimet të titulluar “White Trash” (Plehrat e Bardha), ata kanë përdorur plehra shtëpie të grumbulluara përgjatë 6 muajve dhe pas 6 muajsh të tjera pune kanë krijuar “hijen” e tyre duke pirë verë dhe cigare.

Puna e tyre mund të ndahet në “veprat me dritë” dhe “veprat me hije”.

“Mundohemi të bëjmë punime që habisin publikun”, Shprehet Webster.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel