Lady Gaga ndihmon biznesin e familjes
27/01/2012 17:25
Familja Germanotta, pjesë e së cilës është edhe Lady Gaga, do të hapë një restorant italian në Nju Jork ku e gjithë familja do të jetë e përfshirë.
Këngëtarja do të ndihmojë në përzgjedhjen e menusë, ndërsa motra e saj Natali do të merret me dekorimin e mureve. Biznesi do të drejtohet nga i ati i Lady Gaga, Joe Germanotta.
“Ky restorant nuk do të ketë të bëjë fare me Lady Gaga. Njerëzit nuk duhet të presin që të shohin këtu fotot apo çmimet që ka marrë vajza ime në karrierën e saj muzikore”, shprehet Joe për ‘The Sun’.
“Do më ndihmojë vetëm në përzgjedhjet e pjatave sepse për të gatuar as nuk bëhet fjalë. Më zë tmerri kur ajo kap thikën për të grirë”, thotë Joe me shaka
Top Channel