Embargoja, Irani kërcënon

23/01/2012 00:00

Irani i është përgjigjur sanksioneve të BE-së me të vetmen mënyrë që njeh: kërcënimin.

Ligjvënësit në Teheran iu rikthyen paralajmerimëve për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, karta që po përdorin më shpesh këto kohët e fundit për t’iu kundërpërgjigjur presioneve perëndimore ndaj programit bërthamor të vendit.

Disa prej tyre hodhën idenë e ndërprerjes së menjëhershme të importeve të naftës iraniane që shkon në Europë.

Bashkimi Europian e ndaloi importin e arit të zi nga Republika Islamike, ndaj të cilës vendosi edhe një seri sanksionesh të tjera ekonomike duke iu bashkuar kështu Amerikës në raundin e ri të masave që synojnë ta largojnë Iranin nga ambicjet bërthamore.

Një ditë pasi pranë ngushtices lundroi një luftanije e Shteteve të Bashkuara, pjesë e flotiljes që përfshinte edhe luftanije franceze dhe Britanike, sanksionet e pritshme të bllokut ka shumë gjasa ta shtojnë retorikën armiqësore në rajonin edhe kështu tepër të tensionuar.

Megjithatë, disa analistë mendojnë se mbyllja e ngushticës strategjike të Hormuzit, një lëvizje të cilën Uashingtoni nuk ka për ta toleruar, do të ishte zgjidhja e fundit për Iranin.
 
“Mbyllja e hormuzit varet nga kushte te vecanta. per mua, ajo eshte karta e fundit qe irani mund te luaje, sepse do te ishte nje thike me dy presa qe po aq sa Be-ne e shtetet e bashkuara, do te demtonte edhe vete republiken islamike”, tha analisti Hassan Hanizadeh, analist.

Hanizadeh komentoi edhe mbi mundësinë e një sulmi nga Amerika apo Europa, duke arsyetuar se edhe në këtë rast, konflikti i armatosur nuk do të ishte në interesin e asnjërës palë.

Përpos sanksioneve mbi naftën, blloku europian, blerës i 20% të eksporteve iraniane të karburanteve, ngriu gjithashtu asetet e Bankës Qëndrore të Iranit në BE dhe bllokoi tregëtinë e arit, diamanteve dhe metaleve të cmuara me Iranin.


BE: Embargo nafte ndaj Iranit

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian miratuan njëzëri të
hënën embargon e naftës ndaj Iranit, për shkak të mostërheqjes së
vendit aziatik nga programi i tij bërthamor.

Sanksionet detyrojnë çdo vend antar që të mos firmosë asnjë kontratë të re me Iranin, por marrëveshjet e firmosura deri në datën 1 korrik do të respektohen.

Teherani vazhdon të këmbëngulë se nuk është duke zhvilluar armë bërthamore, ndërsa argumenton se bisedimet janë e vetmja zgjidhje që mund të sjellin një përfundim të kënaqshëm për të gjitha palët.

Bashkimi Europian është blerës i 20% të eksporteve iraniane të karburanteve.

Ndërkohë, Pentagoni lajmëroi se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln”, një luftanije britanike dhe një tjetër kryqëzor i armatosur francez, kanë kaluar përtej Ngushticës së Hormuzit pa incidente.

Më parë, Irani kishte kërcënuar me bllokimin e këtij rrugëkalimi detar të rëndësishëm të karburantit, nëse ndaj tij do të vendoseshin sanksione të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA