Partia e kryeministrit Hashim Thaci rrëzon mocionin e opozitës për reciprocitet tregtar, politik e ekonomik me Serbinë.

Kështu, lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bazohet më në një vendim Kuvendi, për të protestuar më 22 janar.

Kjo për shkak se pika e fundit e mocionit të sotëm të miratuar në Kuvendin e Kosovës kërkon shfuqizimin e vendimit të këtij institucioni për reciprocitet të plotë politik, tregtar e ekonomik me Serbinë.

Mocioni kaloi pavarësisht se opozita ishte kundër tij. 59 deputetë votuan pro, 41 kundër dhe 1 abstenoi.

Me këtë mocion Kuvendi i Kosovës mirëpret marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet zbatimin e tërësishëm të tyre.

Qeverisë i kërkohet të vendos masat përkatëse reciproke dhe implementimin e konkluzioneve të arritura, si dhe t’i raportojë Kuvendit për këtë cështje.

Votimi i mocionit erdhi pas një debati të gjatë pozitë-opozitë për ngjarjen e 14 janarit. Opozita akuzoi rëndë qeverinë për shkelje të demokracisë, sidomos në rastin e dhunimit te nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në anën e opozitës këtë herë u rreshtuan edhe disa deputetë të pozitës, në mesin e të cilëve veprimtari i cështjes kombëtare Hydajet Hyseni.

Pas pesë orë debat, kryeministri Hashim Thaci i nervozuar iu drejtua lëvizjes Vetëvendosje duke e fajësuar për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, ku humbën jetën Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Ndërsa lideri i lëvizjes Vetëvendosje e krahasoi kryeministrin me presidentin shqiptar të Jugsollavisë, Sinan Hasani, i cili konsiderohet si tradhëtar i kombit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA