Hungaria, rezistencë KE-së

19/01/2012 00:00

Pavarësisht zbrapjes së kryeministrit Viktor Orban përballë
europarlamentarëve të mërkurën në Strasburg, Hungaria vazhdon t’i beje
rezistencë kërkesave të Komisionit Europian per te pakten njerin prej
tre ligjeve te kontestuara.

Duke percjelle qendrimin e qeverise hungareze, zedhenesi i saj Andras Giro-Szasz kembenguli te tregoje se Budapesti nuk pajtohet me ekzekutivin e bllokut persa i takon moshes se pensionit per gjykatesit. “Komisioni gabon rende kur e uljen e moshes nga 70 ne 62 vjec e konsideron si terheqje te parakohshme nga puna,- tha Szasz, – ai duhet ta dije se 62 vjeç eshte sot mosha e pergjithshme e daljes ne pension”.

“Hungaria do te negocjoje, dhe nese ne fund nuk do te kete nje marreveshje, ceshtja do te shkoje ne gjykaten europiane te drejtesise. Sigurisht, nese qeveria hungareze paraqet argumentet e saj perkrah atyre te komisionit europian, atehere te dyja paleve do t`u duhet te pranojne argumentet e njera-tjetres”, tha zëdhënësi.
 
Orban u tha anetareve te Parlamentit Europian se eshte i gatshem per gjetjen e nje kompromisi mbi ligjet e shumediskutuara. Arsyeja e terheqjes se tij ishte e qarte. Kreu i ekzekutivit hungarez po perpiqet te riperterije bisedimet e dorezanise me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Nderkombetar, te pezulluara muajin e kaluar pasi Orban refuzoi rishikimin e legjislacionit te Bankes Qendrore.

BE-ja dhe FMN-ja mendojne se nje levizje e tille mund te minoje pavaresine e politikes monetare. Ligji i trete i shnderruar ne arsye qendrore per kolapsin e bisedimeve te ndihmes me Budapestin, ishte ai i zevendesimit te kreut te autoritetit te mbrojtes se te dhenave. Hungarise i eshte nje muaj afat per t’i bere legjislacionit ndryshimet e kerkuara nga Bashkimi Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA