Hungaria drejt autokracisë

07/01/2012 00:00

Liria, Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut janë disa prej vlerave që qendrojnë në themel të Bashkimit Europian. Por ato po mbyten në një prej shteteve anëtare të bllokut, Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban apo“Viktator”, sic e quajti turma e protestuesve në Budapest, po e udhëheq vendin drejt autokracisë.

Kjo sjellje e ka vënë në një situatë shumë të vështirë Brukselin. Megjithatë ka disa kufij, shkruan “The Economist”, për sjelljen e Hungarisë.

Do të ketë më shumë kontroll ndaj vendeve që duan t’i bashkohen Unionit, sesa ndaj atyre që janë anëtare. Më  1 Janar të këtij viti hyri në fuqi kushtetuta e re, një tekst autoritar, ku Hungaria nuk quhet më Republikë.

Partia Socialiste (ajo ish-komuniste) konsiderohet përgjegjëse për krimet e regjimit të vjetër, bankës “Magiar Nemzeti” i hiqet autonomia, bankierët kanë rënë në lakun e autokratit, sic është etiketuar Viktor Orban, i cili kërkon të djegë rezervat kombëtare për të rritur deficitin publik, ndërsa arkat e bashkive, 8 nga 10, kontrollohen nga partia e tij, FIDESZ.

E vetmja redaksi e medias publike duhet të ketë 50 % të lajmeve të dorës së dytë, 40% suksese të rregjimit, 10 % të konflikteve brenda opozitës. Autoriteti i Infokomunikimit dhe Medias Kombëtare, (NMHH), e cila do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit për mediat mbylli frekuencat e “Klubradios” me argumentin se transmeton shumë pak muzikë kombëtare dhe frekuencat i kaluan “Autoradios”, e lidhur me mafien e regjimit, sic thonë vëzhguesit perëndimorë.

Mediat publike censurojnë deklaratat e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton apo presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Gjyqësori është nën kontrollin e plotë të kryeministrit dhe gjyqtarët e pavarur po e lënë punën. Arsimi i  detyruar është deri në 15-vjec, universiteti i përgjysmuar, fondet  e reduktuara në maksimun.

Kreu i grupit parlamentar të FIDESZ, Janosh Lazhar iu drejtua, pak ditë më parë, përfaqësuesve të bankave austriake në vend, me një ton kërcënues, si prej mafiozi, shkruan media: “O na ndihmoni, ose për ndryshe do ta zgjidhim përmes rrugës legjislative”.

E pas kësaj nuk kanë munguar mbledhjet sekrete të bankierëve austriake për t’u bërë gati për cdo situatë emergjente, për të pësuar sa më pak humbje nëse Budapesti shpall falimentin dhe qeveria bllokon llogaritë dhe kursimet.

Por duhet vecuar edhe ligji i ri elektoral, sipas të cilit do të ishte shumë e vështirë që partitë opozitare ta mundin FIDESZ. “Po cfarë është ky regjim i propozuar nga Viktor Orban?”. Për një prej intelektualeve të profilit të lartë në Hungari, filozofen Agnes Heller, është një diktaturë, por pa e etiketuar si fashizëm.

Sipas saj, parlamenti është shndërruar në një makinë për të votuar ligjet pa asnjë debat. Pra në këto institucione nuk mund të hysh në Bashkimin Europian, njerëzit ndjejnë frikë për vendin e punës, shpjegon ajo, mund të hiqen nga puna pa të drejtë me pretekstin e ristrukturimit apo për kritikat e pakursyera ndaj qeverisë.

Por duke ndalur tek media, “The Economist” shkruan se udhëheqësit europianë hezitojnë të kritikojnë, shumë pak u ankuan për “mbërthimin berluskonian të medias”, shumica duhet të ndjekin shembullin e Ministrit të Jashtëm francez Allen Juppe i cili kritikoi shtrëngimin e pushtetit nga Orban.

Për revistën prestigjoze, dy udhëheqësit e qendrës së djathtë Merkel e Sarkozy duhet të ndikojnë tek ai, duke patur një përgjegjësi të vecantë. FIDESZ është pjese e Partisë Popullore Europiane, ndaj kërcënimi për ta përjashtuar nga PPE do të ishte mënyra më e mirë për ta nxjerrë jashtë rrugës së autokracisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA