Britania: Luftë për Ngushticën e Hormuzit

05/01/2012 00:00

Britania e Madhe do të kundërpërgjigjet ushtarakisht ndaj Iranit, nëse
Teherani do të tentojë të mbyllë Ngushticën e Hormuzit sic ka
paralajmeruar.

Këtë e deklaroi Ministri britanik i Mbrojtjes Filip Hemend gjate nje fjalimi ne Uashington, ku ndodhet per vizite zyrtare. “Nese Irani do te tentojë te mbyllë Ngushticen kete rruge te madhe te tregtise, sidomos te naftes ne Gjirin Persik, kjo do te jete e pasuksesshme”, tha Ministri britanik i Mbrojtjes.Ai e cilesoi kercenimin e Iranit “te paligjshem dhe te pasuksesshem”, duke shtuar se prania jone e perbashket ushtarake detare, anglo-amerikane ne Gjirin Persik, cka vleresohet nga partneret tane eshte vendimtare per mbajtjen hapur per tregeti boterore te Gjirit te Hormuzit, eshte ne interesin e perbashket te te gjitheve, qe arterjet e tregetise globale te mbeten te lira, te hapur dhe funksionale.

Crregullimet ne levizjen e mallrave permes Gjirit te Hormuzit do te kercenonin rritjen ekonomike rajonale dhe ate globale deklaroi Filip Hemned, kryeushtaraku britanik. Cdo dite 15. 5 milione fuci nafte kalojne permes ketij Gjiri qe ndodhet mes Iranit dhe Dubait ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mbyllja e saj do te kete nje ndikim te jashtezakonshem global. Nje nga kompanite kryesore britanike te furnizmit me energji ka paralajmeruar se nje embargo do te bente qe te rritej shume cmimi i naftes ne Britani. Flota Mbreterore Detare Britanike ka nje nje prani te madhe ushtarake ne rajon ne kuader te Forcave Detare te Kombinuara me seli ne Bahrein, ku ka seline edhe flota e peste amerikane. Nderkohe anije britanike kunder minave operojne ne kete Gji. Ky eshte prononcimi i pare i nje niveli kaq te larte ushtarak per veprime kunder Iranit, ne nje kohe qe duket se rete e luftes po mblidhen ne rajon, nisur nga retorika dhe manovrat ushtarake qe jane duke u kryer ne Gjirin e Hormuzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA