Kërcënimet e Iranit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit duket janë të
mirëllogaritura, sepse impakti global do të ishte i menjëhershëm:
ekspertët e energjisë thone se cmimi i naftes do të rritej aq sa brenda
pak ditesh, mund të mbërrinte në dyfishim apo edhe më shumë.
Bllokada iraniane ndaj kesaj pike jetike tranziti per me shume se nje te pesten e arit te zi te tregtuar ne bote, do te ishte padyshim dicka e realizueshme per Teheranin dhe kapacitetet e tij ushtarake. Por pavaresisht rritjes se tensioneve me perendimin, perfshire ketu ndalimin e importeve te naftes bruto nga republika islamike, analistet politike per Lindjen e Mesme mendojne se ka pak gjasa qe irani t’i vere ne zbatim kercenimet e tij.
Flota e pese e marines amerikane, me baze ne Bahrainin fqinje, eshte e gatshme te nderhyrje per mbrojtjen e ngushtices dhe nese do te jete e nevojshme, t’i kunderpergjigjet Iranit ushtarakisht.
Ekonomia e lekundur e ketij vendi mbeshtetet ne eksportimin e te pakten 2 milione fucive nafte ne dite, te cilat kalojne permes Hormuzit, e vetmja rruge detare nga Gjiri Persik. Perpos kesaj, bllokada do te ndeshkonte dhe Kinen, klienten me te fuqishme te Iranit per nafte dhe ne pergjithesi, per arin e zi te te gjithe rajonit.
Pekini ka investuar fuqishem ne fushat naftembajtese iraniane dhe i eshte kundervene perpjekjeve te perendimit per sanksione ndaj republikes islamike. Pavaresisht tmerrit qe mund te shkaktoje perballja e armatosur, ekspertet i druhen mundesise se nje reagimi te ekzagjeruar nga njera ane apo nga tjetra. Edhe nje mbyllje e pjesshme e ngushtices do te ndikonte menjere mbi kuotimin e naftes, duke e rritur cmimin e saj me 50 dollare per fuci apo me shume. Vetem kercenimi se nje gje e tille mund te ndodhe e coi cmimin ne mbi 100 dollare per fuci keto dite, pavaresisht rikthimit te naftes libiane ne tregjet boterore.
Top Channel