Kryeministri grek Lukas Papadhimos ka deklaruar se Greqia mund të
falimentoje plotesisht ne mars,nëse sindikatat nuk pranojnë reduktime
të mëtejshme të pagave.

‘Duhet te reduktojme pagat ne sektorin privat per t’u bere me kompetitive, perndryshe do te falimentojme duke dale edhe nga eurozona’ – ka paralajmeruar ai ne nje takim me perfaqesuesit e industrialisteve greke dhe Unionit te Sindikatave te sektorit privat qe kane shprehur kundershtimet e tyre.

“Në lidhje me kontratën kolektive kombëtare te punës dhe pagën minimale te punonjësve të varfër, ne themi se nuk do te bejme asnje hap pas”, thotë Janis Panagopulos, nga Konfederata e Punëtorëve Grekë.

Ne 16 janar mberrin ne Greqi, grupi i specialisteve te troikes, i cili do te vlerësoje përparimin e reformave per reduktimin e deficitit shteteror nga i cili varet edhe marreveshja per paketen e ndihmes prej 130 miliardë eurosh, 88 prej te cilave do te marre vendi ne muajt e ardhshem.Por specialistet e FMN-së, BE-se dhe BQE-se kerkojne reduktim te pagave tashme ne sektorin privat, heqjen e pages se 13 dhe 14 dhe bonuseve te tjera ekzistuese, ashtu sic vepruan para disa muajsh edhe ne sektorin shteteror.

“Ne si industrialiste do te bejme gjithshka per te mos prekur pagen minimale. Ajo që na kerkohet te bejme në këto rrethana dramatike per ekonomine dhe ne keto kohe te veshtira, është te shohim se si mund te kemi nje nivel të ri te ekuilibruar në koston e punës që mund të ndihmojë punësimin dhe konkurrencën”, thotë Dhimitris Dhaskalopulos Kryetar i Federatës së Industrialisteve.

Deri tani sektori privat ne Greqi nuk ishte prekur nga masat e shtrenguese te qeverise edhe pse shume vende pune jane humbur për shkak të rënies se konsumit,pasi recensioni, taksat dhe reduktimi i rrogave të punonjësve të sektorit publik, shkaktuan humbje ne xhiron e bizneseve apo mbylljen e tyre.

Qeveria Papadhimos ka deklaruar se tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për Greqinë ne testin me te veshtire te saj: permbyshjen e reformave per reduktimin e borxhit, nen kercenimin e falimentimit dhe te daljes nga zona e euros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA