Demi Moore, pas ndarjes me Ashton Kutcher, është përqendruar në karrierën e saj profesionale.
Sipas ‘Entertainment Weekly’, aktorja do të interpretojë Gloria Steinem, një ish-gazetare, feministe e njohur dhe ish-modele e revistës ‘Playboy’, në filmin biografik mbi aktoren e filmave pornografikë Linda Lovelace.
Protagonistja kryesore e këtij filmi do të jetë Amanda Seyfried, e cila do të interpretojë Linda Lovelace, protagonisten e atij që konsiderohet si filmi i parë për të rritur me subjekt, i xhiruar në vitin 1972.
Vite më vonë Linda Lovelace zbuloi se ishte detyruar nën kërcënimin e armës nga bashkëshorti i saj, Chuck Traynor, për të xhiruar skenat e filmit.
Lovelace u tërhoq nga kjo karrierë për tu bërë një nga aktivistet më të zjarrta të lëvizjes anti-pornografi. Ajo ka ndërruar jetë në vitin 2002, në moshën 53-vjeçare si pasojë e një hepatiti që mori përmes transfuzionit të gjakut.
Top Channel