Doktorët grekë dhe farmacistët realizuan grevën e parë të vitit 2012, ndërsa në spitale u trajtuan gjatë së hënës vetëm rastet e urgjencës.

Farmacistët janë pozicionuar kundër vendimit të autoriteteve për të reduktuar listën e mjekimeve që subvencionohen nga shteti, në një përpjekje për kursime të mëtejshme. Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë u shpreh se vendi ka nevojë për reforma të mëtejshme për të përmbushur kushtet e vendosura në marrjen e huave madhore.

Në total, Greqia ka siguruar 240 miliardë euro kredi nga Bashkimit Europian për të shpëtuar nga falimentimi, por një prej kushteve të faljes së gjysmës së këtyre borxheve ishte edhe që autoritetet të bindin sektorin privat që të falë gjysmën e huave të marra brenda vendit. Një kusht i tillë duket shumë i vështirë për t’u realizuar në praktikë.

Sipas Shoqatës së Farmacistëve Grekë, antarëve të saj u detyrohen 400 milion euro nga kompanitë e sigurimeve shtetërore dhe private, prandaj çdo falje e pjesshme e këtyre borxheve do të dëmtonte rëndë interesat e sektorit.

Nga ana e tij, Ministri Grek i Shëndetësisë, Andreas Loverdos, deklaroi se reduktimi i listë së ilaçeve të rimbursueshme do t’i kursente vendit 90 milion euro. Kjo është pjesë e strategjisë për të reduktuar buxhetin për shëndetësinë nga 10,6 miliardë euro në vitin 2009, në 7 miliardë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA