Rusi, përmbyset platforma detare, viktima

18/12/2011 09:35

Një platformë ruse e nxjerrjes së naftës në det u përmbys mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar humbjen e dy jetëve. 50 persona të tjerë janë deklaruar të humbur.

Sipas asaj që informojnë mediat vendase, në momentin kur platforma u përfshi nga një stuhi dhe u përmbys, në të ndodheshin 67 persona. 14 prej tyre janë rikuperuar, por operacioni i shpëtimit vështirësohet nga kushtet e vështira atmosferike.

Aksidenti ndodhi në orën dy të mëngjesit sipas orës shqiptare (14:00 me orën lokale), ndikuar nga era e fortë dhe dallgët. Temperaturat aktuale në Detin e Okhotskut janë prej minus 17 gradësh. Platforma ndodhet 200 kilometra nga brigjet më të afërta, ato të ishujve Sakhalin.

Sipas një zyrtari vendas, kushtet ekstreme atmosferike bënë që platforma fillimisht të lëshonte një sinjal ndihme për përmbytje, përpara se struktura e dobësuar të pësonte kolaps të plotë.

Duke qenë se platforma nuk ishte duke nxjerrë naftë në momentin e incidentit, nuk ka rrezik për ndonjë dëm ekologjik në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA