“Bilanci i 30 ditëve të para të qeverisë së re është pozitiv”, ka
deklaruar kryeministri grek Lukas Papadhimos në faqen e tij personale të
internetit, duke theksuar se janë realizuar në këto ditë dy synime
kryesore të saj, sic janë lëvrimi i këstit të gjashtë të ndihmës dhe
aprovimi me shumicë votash në parlament i buxhtetit të vitit 2012.
Por cdo dite e me teper publikime te shtypit te huaj, por edhe atij vendas i referohen faktit, se politikat e ndjekura nga FMN dhe BE jane te deshtuara. Sipas faqeve te fundit te “New York Times”, se shpejti, nje dite te shtune, kryeministri grek do te shpalle falimentimin, kthimin ne dhrahmi dhe kontrollin e vendit do ta marre ushtria per shkak te trazirave sociale.
Deshtimin ne disa aspekte te recetes ekonomike me masat e rrepta financiare dhe rritjen e taksave ne vend, e ka pohuar edhe vete FMN ne raportin e fundit per Greqine. Por perseri ne udhezimet per qeverine Papadhimos, perfshihen masa te reja me nje vlere prej 29 miliarde euro per tre vitet e ardhshme me reduktime te reja deri ne 20 % te rrogave te administrates shteterore dhe pensioneve te larta, si dhe shkurtime te me shume se 150.000 vendeve te punes ne sektorin shteteror.
Raporti thekson se papunesia do te rritet me hapa galopante deri ne 19.5% ose me 200.000 vete, per t’u ulur pas vitit 2014, ndersa ritmi i zhvillimit te ekonomise do te arrije ne -6% ne fund te ketij viti, per te shkuar ne -3% ne vitin e ardhshem.
Sipas raporti te Organizmit per Zhvillimin dhe Bashkepunimin Ekonomik qe publikon e perditshnja “Ta Nea”, Greqia konsiderohet si nje nga vendet e para per mospagim taksash duke deshtuar ne luften kunder evazionit fiskal, ku shteti humb 13 miliardë euro ne vit. Mekanizmi i mbledhjes se taksave tregon se ne 100 euro taksa, 40 shkojne ne perpjekjen per uljen e saj, 40 te tjera perfundojne ne xhepin e revizoreve ekonomike dhe vetem 20 shkojne ne arken e shtetit.
Top Channel