Yjet e rinj të kinemasë

12/12/2011 11:10

Dihet që suksesi në industrinë e kinemasë zbehet shpejt, por gjithashtu vjen shumë shpejt. Ja disa aktorë të cilët aktualisht janë në maja edhe pse para pak kohësh ishin thuajse të panjohur.

Ryan Gosling – Është aktori i momentit. Ka pasur sukses të madhe me filmat ‘Drive’ dhe ‘Crazy, Stupid, Love’. Kanadezi ka siguruar shumë kontrata për filma të tjerë mes të cilëve edhe një film me regji, skenar dhe protagonizëm të George Clooney.

Jessica Chastain – Interpretimi i saj në filmin ‘The Tree of Life’ (regji nga Terrence Malick dhe i vlerësuar me çmim në Festivalin e Kanës) përkrah Brad Pitt dhe Sean Penn e ka bërë shumë të njohur. Pas shumë vitesh në televizion, më në fund Chastain ka hyrë në botën e kinemasë.

Emma Stone – Në vitin 2011 ka arritur famën falë protagonizmit në filmin ‘Easy Girl’, ku mori një nominim për Golden Globe si aktorja më e mirë në një komedi dhe fitoi në MTV Movie Awards në kategorinë e performancës më të mirë në komedi. Ka interpretuar edhe në filmin ‘Crazy, Stupid, Love’. Në vitin 2012 do ta shohim sërish në filmin ‘The Amazing Spider-Man’.

Andrew Garfield
– Një tjetër yll i ardhshëm i kinemasë është amerikani Andrew Garfield, Njeriu-Merimangë i filmit ‘The Amazing Spider-Man’. Arriti suksesin me filmin ‘The Social Network’.

FOTO GALERI
1/4
Ryan Gosling

Top Channel