Somali, luftime të ashpra në Mogadishu

08/12/2011 11:55

Kryeqyteti i Somalisë, Mogadishu, është përfshirë nga beteja të armatosura që konsiderohen si më të ashprat e regjistruara në vend në muajt e fundit.

Luftimet filluan mes militantëve islamikë të fraksionit Al Shabab dhe trupave qeveritare, të mbështetura nga Bashkimi Afrikan. Forcat e BA raportohet se kanë përdorur tanke dhe artiljeri të rëndë. M

ilitantët e Al Shabab u tërhoqën nga Mogadishu në muajin gusht dhe qeveria somaleze deklaroi atëherë se qyteti ishte nën kontrollin e saj.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, luftimet janë regjistruar në rajonet veriore të kryeqytetit, Karan dhe Huriva. Të njëjtat burime nënvizojnë se nga luftimet ka pasur viktima, por detajet nuk dihen ende.

Ngjarjet e sotme vijnë pas një sulmi të kryer nga Al Shabab ditën e mërkurë ndaj një baze stërvitjeje ushtarake, të drejtuar nga paqeruajtësit e BA-së, në Uadaxhir, në jug të Mogadishut.

Zona në fjalë më parë është konsideruar si tërësisht e sigurtë. Që kur islamikët bënë “tërheqjen taktike” nga Mogadishu, atje ka pasur një seri sulmesh vetëvrasëse.

Më i fundit ndodhi të mërkurën në rajonin e Hodanit, ku të paktën pesë persona mbetën të vrarë. Më herët gjatë javës Al Shabab njoftoi se do ta ndryshonte emrin në Imarah Islamiya.

Korrespondenti i BBC në Afrikën Lindore, Will Ross thotë se luftimet mund të jenë organizuar për t’i dërguar një mesazh komunitetit ndërkombëtar, se Al Shabab nuk është mundur.

Bashkimi Afrikan ka rreth 9 mijë trupa në Mogadishu, me qëllim parandalimin e rrëzimit të qeverisë së mbështetur nga faktori ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA