Jemeni emëroi një qeveri të re të unitetit kombëtar, çka përbën hapin e fundit drejt zbatimit të një plani të stabilitetit të vendit, i zhytur në kaos pas largimit nga detyra të presidentit Saleh pas 32 vitesh në pushtet.
Zëvendëspresidenti i Jemenit, lëshoi të mërkurën një akt që formon kabinetin e ri qeveritar, në të cilin bëjnë pjesë 35 ministra. Kryeministri i ri është zgjedhur të jetë politikani i rëndësishëm i opozitës, Mohammed Basindwa, ndërsa Abu Bakr al-Qirbi është ndër të paktët e qeverisë së mëparshme që rikonfirmohet. Ai do të vazhdojë të mbajë detyrën e Ministrit të Jashtëm.
Aktivistët e “Revolucionit Rinor”, të cilën me protestat e tyre sollën fundin e regjimit të Saleh, deklaruan se duhet të presin të shohin rezultatet e para të qeverisë përpara se të shprehin qëndrimin e tyre pro ose kundër.
Saleh dha dorëheqjen pasi ra pas disa muajsh protestë. i plagosur në shtator nga një cifël bombe që shpërtheu pranë kryeministrisë, Saleh pranoi të dorëzonte detyrën e tij shtetërore, në këmbim të imunitetit nga hetimet.
Jemeni, me popullsi prej 24 milion banorësh, është vendi më i varfër i botës arabe, përballet me sfida si vështirësitë ekonomike, lëvizjet separatiste dhe lindja e rrymave militante.
Top Channel