Disa javë pasi Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger i dhanë fund një marrëdhënie 4-vjeçare, piloti i Formulës 1 pranoi se vazhdon të jetë i dashuruar pas këngëtares dhe shpreson të rikthehen përsëri bashkë.
Besohet se ishte pavendosmëria e 26-vjeçarit për të krijuar familje ajo që solli ndarjen e çiftit. I pyetur për një takim të ftohtë midis tyre gjatë javës së shkuar në Los Anxhelos, Hamilton, i cili ndodhet në Brazil për të marrë pjesën në garën e fundit të sezonit, u shpreh: “Është e vërtetë që ato fotografi nuk u kapën nga momentet e tij më të mira. Megjithatë, ajo që nuk u pa në revista është që hëngëm një darkë të mirë së bashku. Vazhdojmë të kemi ndienja të forta ndaj njëri-tjetrit dhe unë vazhdoj ta dua shumë”.
Top Channel