Berat, burg pa afat vrasësit të gruas

22/11/2011 00:00

Jepet masa e arrestit burg pa afat per 61-vjecarin Gani Myrteli. Gjykata
e Beratit dha masen arrest me burg per Myrtelin, i cili vrau me mjete
te forta bashkeshorten e tij fundjaven e shkuar.

I akuzuari  ka deklaruar se pranonte akuzën dhe se e kishte vrare bashkeshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte. 3 dite me pare ne fshatin Morave pak kilometra larg qytetit te Beratit Gani Myrteli vrau me mjete te forta bashkeshorten e tij Resmie Myrteli 56 vjece.

Grindja mes çiftit Myrteli mësohet se ka nisur në banesë, ndërkohë që gruaja është larguar nga banesa dhe është ndjekur nga bashkëshorti. Ai e ka ndaluar në rrugicën e fshatit dhe e ka qëlluar dy herë me një mjete të forta pas koke, duke i shkaktuar vdekjen e mjenjëhershme. Pak minuta pas vrasjes policia ndaloi autorin. Nga hetimet e para mësohet se çifti kishte pasur konflikte të hershme për shkaqe xhelozie.

Burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç

Krimi brenda familjes tronditi dy javë më parë Tiranën, ku një burrë vrau me thikë gruan e tij në praninë e vajzës 2-vjeçare.

Bashkëshorti ka qëlluar disa herë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes Hysa, në afërsi të doganës në kryeqytet.

Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doçi, 27 vjeç, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit autori është larguar menjëherë nga banesa duke marrë me vete dhe vajzën e tij 2-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes ka qenë personi që edhe ka parë skenën e krimit të kryer në banesë nga ana e të atit. Ndërkohë policia ka arritur ta arrestojë vrasësin pas disa ditësh.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se çifti kishte kohë që konfliktohej, ndërsa prej pak muajsh ishin vendosur në katin e parë të një vile dhe jetonin me qera. Sipas policisë, arsyet kanë qenë për motive xhelozie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA