Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar të shtunën në vend, këtë herë në qarkun e Tiranës.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 50-vjecar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Bërxullë, ku shtetasi Arif Serjani ka qëlluar me cifte në ambjentet e shtëpisë bashkëshorten e tij, Arjana.
Burimet shtojnë më tej se pas vrasjes së 45-vjecare, autori i krimit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Më herët, në fshatin Moravë të Beratit, një 61-vjecar ekzekutoi me mjete të forta bashkëshorten e tij, pas një grindjeje të castit.
Bashkim Myrteli goditi me dhunë gruan e tij Resmie Myrteli, 56 vjec, e cila mbeti e vdekur në vend.
Policia arrestoi pak momente pas ngjarjes autorin e krimit. Cifti kishte 4 fëmijë dhe mesa duket prej kohësh kishte konflikt.
Burri vret gruan përpara vajzës 2 vjec
Krimi brenda familjes tronditi dy javë më parë Tiranën, kur një burrë vrau me thikë gruan e tij në praninë e vajzës 2-vjecare.
Bashkëshorti e qëlloi disa herë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes Hysa, në afërsi të doganës në kryeqytet.
Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doci, 27 vjec, e goditi atë disa herë me thikë, duke i marë jetën.
Pas krimit autori u largua menjëherë nga banesa duke marrë me vete vajzën e tij 2-vjecare, e cila në momentin e vrasjes ka qenë personi që pa skenën e krimit të kryer në banesë nga i ati. Policia arriti ta arrestonte vrasësin pas disa ditësh.
Top Channel