CNN: Dimri i Bashkimit Europian

19/11/2011 00:00

Revoltat e Pranverës Arabe dhe rrëzimi i liderëve në Egjipt, Tunizi e
Libi kane qene ngjarja me e diskutuar e kesaj periudhe. Por tani, nje
perspektive e re afrohet, ajo e ndryshimeve ne vendet perendimore, apo
sic e quan CNN ne analizen e tij, dimri i Bashkimit Europian.

Kriza financiare e Eurozones po merr haracin e saj politik tek udheheqesit e ekonomive te trazuara. Me dramatike, zhvillimet jane ne jug. Jorgos Papandreu i Greqise dha doreheqjen pas dy vitesh ne postin e kryeministrit, si parakusht per krijimin e nje qeverie koalicioni ne vend.

Silvio Berluskoni, renia e te cilit parashikohej prej shume kohesh per shkak te skandaleve te shumta, u detyrua te bente menjane. Por dominoja nuk ndalon tek keto dy vende mesdhetare. Presidenti francez Nikolas Sarkozi gjithashtu do ta kete thuajse te pamundur rizgjedhjen ne pranvere.

“Francezet,- thote CNN,- jane te lodhur nga masat anti-krize, por vendi i tyre do te vazhdoje te beje shkurtime per te mbajtur nen fre presionin e tregjeve e per te ushqyer shpresat e nje rikthimi te rritjes ekonomike”.
Angela Merkel nuk paraqitet mire ne sondazhe. Arsyeja: ngadalesimi i ekonomise dhe parate e ofruara per dorezani. Sa per kryeministrin spanjoll Hoze Luis Rodriguez Zapatero, ai as qe do te kerkoje nje mandat te trete ne zgjedhjet e 20 nentorit.

Papunesia ne Spanje eshte ne nivelin e 21 perqindeve dhe renia ekonomike e vendit, vazhdon. “Pavaresisht fatit te ketyre lidereve, shume pyetje mbeten, nder te cilat me thelbesorja eshte kjo: a ekziston nje zgjidhje realiste per daljen nga kriza financiare, e cila te mos ua rendoje me barren njerezve? Qytetareve nuk u pelqen te besh eksperimente me ta. Ajo qe vleresojne eshte nje ‘road map’ i qarte, te cilin te arrijne ta kuptojne,- vazhdon analiza,- dhe opinionet konfliktuale nuk bejne gje tjeter vecse ushqejne konfuzionin dhe ndjesine e rreme dhe dikush ka celesin e zgjidhjeve te rrufeshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA