Merkel: Do të zbardhet vrasja e emigrantëve

19/11/2011 00:00

Kancelarja Angela Merkel premton sqarime për vrasjen e nëntë emigrantëve
dhe një policeje nga nje celule neonazistesh. Gjatë një takimi të
partisë së saj CDU në Karlsruhe, Merkel tha se shteti juridik nuk do të
qetësohet deri sa nuk do të jenë të sqaruara të gjitha rrethanat e
krimeve të tmerrshme.

“Racizmi dhe ekstremizmi nuk duhet të kenë vend në Gjermani, – deklaroi kancelarja. – Për fat të keq ka ende shumë për të bërë”. Në Kasel në 2006 u vra në internet-kafene e tij një gjermano-turk, dhe ai konsiderohet si viktima e parafundit e celulës terroriste të Zwickaut.

Pas bisedimesh maratone, përfaqësuesit e lartë të shteteve të BE-së dhe Parlamentit Evropian kanë rënë dakord për shifrat kryesore të buxhetit të Bashkimit Evropian për vitin 2012. Buxheti i BE-së parashikon shpenzime në shumën e 129 miliardë eurove, qe do te thote rreth dy për qind më shumë se vitin e kaluar. Parlamenti Evropian kishte propozuar një buxhet ku shpenzimet mberrinin ne gati 133 miliardë euro. Kryetari i Komisionit për buxhetin në Parlamentin Evropian Alain Lamassouré, pas 17 orë bisedimesh në Bruksel foli për një kompromis i cili nuk ben asnje vertet te lumtur, por qe sipas tij e tregoi megjithate europa e 27 shteteve funksionon.

Nje infermier eshte akuzuar per vrasje ne Australi, pas zjarrit vdekjeprures ne nje azil pleqsh ne Sidnei, ku humben jeten pese te moshuar. 35-vjecari Roger Dean i arrestuar nje dite me pare, deri me tani nuk ka thene asgje per te mbrojtur veten. Me shume se 30 persona te plagosur nga zjarri qe perfshiu azilin ‘Quakers Hill’, jane te shtruar ne spital, dhe disa jane ne terapi intensive. Kryeministrja Julia Gillard e quajti ate te djeshmen nje dite te erret ne historine e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA