Kriza e borxhit evropian është shtrirë, duke prekur së fundmi edhe
Spanjen e Francën. Të dyja këto vende u detyruan të paguajnë më shumë
për të financuar qeveritë e tyre.
Spanja, ekonomia e katërt më e madhe në Evropë, pagoi koston më të lartë të huasë që nga viti 1997 duke shitur gati 5 miliardë dollarë në bonde. Madridi u detyrua të paguajë gati 7 përqind interes, pika në të cilën borxhet e shumta qeveritare shtrenguan Greqinë, Irlandën e Portugalinë të siguronin ndihmë gjatë dy viteve të fundit.
Franca gjithashtu do të paguajë norma më të larta për të financuar borxhin e saj. Kostoja e borxhit në notat bankare 10-vjeçare janë tani sa dyfishi i atyre në Gjermani, megjithëse vendi vazhdon të ketë klasifikimin AAA për kreditimin. Shqetesimet e shtuara mbi perhapjen e krizes ne kontinentin e vjeter paten ndikim te menjehershem ne tregje. Indeksi Dax i Gjermanise ra ne shkembimet tregtare te oreve te para te dites se sotme. E njejta situate u shenua edhe ne bursen e Londres dhe Parisit.
“Në këto momente, tregjet jane nen presion te madh per shkak te humbjes se besimit tek politikat dhe zgjidhjet e kesaj krize. Persa kohe Banka Qendrore Europiane nuk ka vullnetin te bleje letrat me vlere pa limit, trysnia mbi tregje ka shume mundesi te shtohet”, thotë Oliver Roth.
Kancelarja gjermane Angela Merkel insiston se BQE-ja nuk duhet pare si shpresa e fundit per shpetim nga ngerci i borxheve. Nga ana tjeter, pavarësisht rezistencës së fortë në Bashkimin Evropian, ajo vazhdon t’i meshoje idese për ndryshimin e Traktatit të Bashkimit Europian. Merkel pret konkretisht qe shtetet anetare t`u japin institucioneve evropiane të drejtën e ndërhyrjes së kufizuar në buxhetet kombëtare, në mënyrë që të arrihet një monitorim i rreptë i zbatimit të rregullave të stabilitetit të euros.
Ndersa vendet qe shkelin kriteret e stabilitetit të marrëveshjes së Maastricht-it, per kancelaren, duhet t`u nenshtrohen sanksioneve.
Top Channel