BE në alarm për Belgjikën

14/11/2011 20:10

Belgjika rrezikon të pasojë rastin e Greqisë dhe Italisë nëse nuk formon një qeveri së shpejti.

Alarmi është dhënë nga komisioneri belg i BE-së, Karel De Gucht, i cili e quajti vendin e tij si “viktimën e mundshme të radhës”, duke argumentuar se mungesa e një qeverie do të reflektohet me humbjen e besimit në tregun financiar.

Kryeqendra europiane renditet e treta në BE, pas Greqisë dhe Italisë, për nivelin pothuajse 100% të borxhit në raport me GDP-në, që përbën dhe një prej treguesve kyc të mirëqënies ekonomike.

Belgjika mban rekordin botëror me 517 ditë pa qeveri, ndërkohë që negociatat për formimin e saj vazhdojnë pa rezultat, për shkak të diferencave mes jugut frengjishtfolës dhe veriut, ku mbizotëron gjuha holandeze.

Javën e kaluar komisioneri për Cështjet Ekonomike, Oli Rehn, kujtoi se Brukseli ende nuk ka dorëzuar buxhetin kombëtar për 2012, cfarë sipas kryeministrit në detyrë Yves Leterme, mund të jetë gati vetëm në fillim të muajit dhjetor, pak ditë përpara se ai të lëshojë zyrtarisht këtë pozicion.

Negociatorët e forcave politike tentuan të hënën të shkurtojnë shpenzimet me 11 miliardë euro, me qëllim që buxheti i ri të përputhet me rregullat europiane.

“Nëse vendi nuk përmbush këto rregulla, atëherë Komisioni mund të vendosë sanksione në nivelin 0.1% të GDP-së”, rrëfeu De Gucht për mediat lokale.

Top Channel