Ministrat e BE-së: Sanksione të reja Sirisë

14/11/2011 18:00

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar sanksione të reja mbi Sirine, si përgjigje ndaj shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare në vend.

Shefat e diplomacive të bllokut e pershëndeten ditën e hënë vendimin e Ligës Arabe për të pezulluar antarësimin e Damaskut në organizmin rajonal, pasojë e kokëfortësise së presidentit Bashar al-Assad, për të mos hequr darën e hekurt të forcave të sigurise mbi demonstruesit.

”Fakti që Liga Arabe po merr një rol drejtues në këtë krizë është mjaft pozitiv. Ne në Bashkimin Europian duhet të marrim në konsideratë masa shtesë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet shtuar trysnia mbi regjimin e Asadit në mënyrë që të ndalojmë dhunën e papranueshme ndaj popullit të tij”, u shpreh Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Ëilliam Hague.
 
Në sinkron me Londrën zyrtare, edhe kryeshefja e diplomacisë së BE-së, baronesha Catherine Ashton.  “Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil el-Arabi, ka qenë në kontakt me shefin e OKB-së, Ban ki-Moon, të cilit i ka kërkuar këshilla dhe ndihmë se çfarë mund të bëhet për mbrojtjen e civilëve. Duhet gjetur një rrugë për të mbështetur, për shembull OJQ-të në terren, që po bëjnë një punë të lavdërueshme për lirinë e popullir sirian”.

Nga ana e tij, edhe Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Ëesterëelle, tha: “Sanksionet janë të pashmangshme dhe po kështu do të veprohet edhe me Iranin nëse vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”.

BE-ja ka vendosur deri tani ndalim-udhëtimi për rreth 60 sirianë dhe pritet t’i shtojë kësaj liste edhe 20 individë të tjerë. Po kështu, ka pezulluar asistencën financiare që i jepej Damaskut nëpërmjet Bankes Europiane të Investimeve dhe ka vendosur embargo mbi naftën siriane.

Në tryezën e bisedimeve është gjithashtu dhe çështja e Iranit dhe qëndrimi që do të merret ndaj tij pas raportit të Agjensise Atomike të OKB-së, që dilte në përfundimin se Teherani ka punuar për zhvillimin e armëve bërthamore. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA