Pas polemikave dhe debateve të ashpra për heqjen e nenit mbi importin e
mbetjeve nga Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ekspertët që
kanë punuar për hartimin e tij jane ndalur tek objektivat kryesore te
ketij ligji.
Ata jane ndalur ne menaxhimin e mbetjeve dhe detyren qe duhet te kene individet dhe kompanite per grumbullimin dhe riciklimin e tyre. Ne ligj thuhet se kompanite e lengjeve, duhet te grumbullojne dhe trajtojne per riciklim ambalazhet plastike me te cilet kane shitur produktin e tyre.
Ligji parashikon gjobe, ose denim penal, per cdo individ, kompani apo drejtues vendor qe hedh mbetjet ne vendet jo te caktuar, qe i djeg apo qe ndot ujrat. Ekspertet e ministrise se mjedisit theksojne se miratimi dhe vjelja e takses se pastrimit nga pushteti vendor paraqet nje problem te madh, pasi shpesh ajo nuk mblidhet ose nuk perdoret per pastrimin e qytetve.
Ndaj kerkohet miratimi vleres se takses, mbledhja e saj dhe kontraktimi i firmave te pastrimit qe te veprojne mbi bazen e kerkesave dhe kushteve te vendosura nga strategjia kombetare per mjedisin. Per here te pare ne nje ligj per mbetejt parahsikohet detyrimi per qytetaret dhe kompanite, per te bere ndarjen e mbetjeve qe ne burim. Kjo do te bashkite duhet te ndertojne infrastrukturen ne menyre qe qytetaret te hedhin vec mbetjet plastike, vec ato prej qelqi dhe vec organiket, per ti dhene munde riciklimit te tyre.
Me pas ne ligj thuhet se kompanite e riciklimit duhet te ngrene skema paralele per grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve.
Top Channel