Me kërkesën e tij që grekët të vendosin përmes referendumit, nëse duhet
pranuar apo jo paketa e fundit e ndihmës europiane dhe kushti i
vazhdimit të kursimeve strikte, Jorgos Papandreu habiti deri edhe disa
prej ministrave të tij.

Kryeministri grek vendosi ta hape sërish para parlamentit cështjen e votëbesimit për të cilën votohet më së largu në 5 nentor. “Levizja e tij shokoi lideret e Eurozones dhe investitoret, por qe ta kritikosh kete vendim,- mendojne analistet,- do te thote te argumentosh se demokracia nuk eshte gje e mire”.

Nese plani i rimekembjes ekonomike do te ishte vertet i efektshem do t’i detyronte shumicen e grekeve te benin sakrifica te medha ne formen e reduktimeve serioze ne sherbimet publike, taksave me te larta, rritjen e moshes se daljes ne pension dhe ndoshta, ajo me e renda, vite te tera pagese te rroges nen nivelin real.

“Pa mbeshtetjen e popullit grek e pa ndalimin e grevave qe po gjunjezojne vendin, si dreqin do te pasohen keto masa kursimi nga nje rigjenerim ekonomik”, pyesin ekspertet. Sondazhet e opinionit sugjerojne se shanset qe greket te votojne ne favor te paketes se shpetimit, jane te medha, por gjerat mund te ndryshojne ne cdo moment.
Cfare eshte ne loje per ta? Greqia mund te perfitoje huate prej 100 miliarde eurosh ne menyre qe te vazhdoje te paguaje faturat e saj. Pastaj eshte edhe marreveshja per fshirjen e 50% te borxhit qe qeveria greke duhet t’u shlyeje bankave. E megjithate kjo pakete nuk ofron pervecse nje reduktim modest te barres se rende te huave greke. Edhe nese cdo gje shkon sipas planit ne kuptimin fiskal – gje qe ne Greqi nuk ndodh prej vitesh- pjesa e borxhit te sektorit publik ne GDP-ne e vendit prape ne 2020-ten do te jete 120%. qe do te thote se paketa nuk premton aspak agimin e shndritshem te nje dite te re per Greqine, te pakten jo tani shpejt.

E thene ndryshe, e vetmja menyre qe Papandreu ta fitoje referendumin eshte qe ai t’u demonstroje grekeve se alternativat e tjera jane shume me te keqija nga kjo qe kane ne tryeze, perfshire ketu impaktin potencialisht shkaterrues mbi stabilitetin e tregut financiar, falimentimin apo daljen e Greqise nga Eurozona.

Referendumi, në fillim të dhjetorit

Do të jetë 4 ose 11 dhjetori data në të cilën grekët do të ftohen për të miratuar ose rrëzuar reformat shtërnguese të qeverisë Papandreu si dhe planet për marrjen si ndihmë financiare të një tjetër kësti nga ana e BE-së dhe FMN-së.

Kështu njofton rrjeti informative CNBC. Sipas këtij rrjeti, ideja e Papandreut për mbajtjen e një referendumi u ishte paraqitur më herët edhe lidërve të Bashkimit Europian nga vetë kryeministri grek, pavarësisht se ata sot janë kundër kësaj lëvizjeje.

Por nga Parisi vijnë të tjera deklarata të cilat kritikojnë vendimin si “të njëanëshëm” pa marrë më parë konsulencën e vendeve të eurozonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA