Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva është diagnostikuar me kancer në fyt.
66-vjecari ka një tumor në larging, bëhet e ditur në një komunikatë të shpërndarë nga spitali siriano-libanez në Sao Paolo.
“Pas kontrolleve të shumta, procesi i kimioterapisë do të nisë brenda pakë ditësh. Aktualisht pacienti është në gjendje të mirë”, thuhet në komunikatë.
Lula u zgjodh si president i Brazilit në vitin 2002, duke u bërë lideri i parë i së majtës në vend pas gjysmë shekulli.
Ai u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2006 dhe la detyrën katër vjet më vonë me një kuotë të lartë mbështetjeje. Kushtetuta braziliane e ndalon mandatin e tretë rresht presidencial.
Dikur lideri i një sindikate, Lula drejtoi shtetin në një periudhë rritjeje të fuqishme ekonomike, gjatë të cilës miliona njerëz dolën nga varfëria.
Në mars të vitit 2010, në media të shumta u raportua se Lula kishte hequr dorë nga konsumimi i duhanit pas rreth 50 vjetësh.
Top Channel