Berisha: Të bëjmë reformën zgjedhore

17/10/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha sërish ka ftuar kreun e opozitës Edi Rama, që
në vend të paketës me 10 pika, të propozuara prej tij, të diskutojne dhe
të bien dakort për reformën zgjedhore dhe reformimin e rregullores së
kuvendit sipas standardeve të Parlamentit Europian, pasi cështjet e
tjera, sipas kryeministrit janë të zgjidhura me Kushtetuten e vendit.

Kreu i qeverisë shprehu bindjen se vetëm një dialog në kushte pariteti, pa kushte dhe ne respekt të Kushtetutes do te jape nje produkt ne interesin me te mire te vendit dhe jo te nje personi apo force politike.

“E ftojme ne cdo kohe, qe neser po te jete gati. Por te mos shpike gjera te paqena. Sepse kjo eshte garancia me madhore per humbjen e cdo beteje”, tha Berisha.

Por pavaresisht fteses, kryeministri eshte i bindur se zoti Rama nuk do kompromis, pasi, sipas tij, kreu i opozites ka zgjedhur si strategji bllokimin e procesit integrues te vendit, qe per here te dyte nuk arriti te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Nje strategji kjo qe sic tha zoti Berisha, u inkurajua edhe nga disa perfaqesues te komunitetit nderkombetar, per te cilet nuk permendi emra, por qe u ndeshkua me vote nga shqiptaret ne zgjedhjet e 8 majit.

“Ka patur te tilla qe jane perjekur te ndihmojne Shqiperine, ka patur te tjera qe kane qene ne ndihme te zotit Rama, sepse ka te tille qe nuk e duan Shqiperine. Rezultati i tyre eshte thellesisht deshperues se ne rrafsh partiak ndihmuan Sali Berishen dhe partine e tij, se zoti Rama ndenji 2 vjet duke shqiperuar 2 milione here thirrjen hap kutite dhe ndodhi ajo qe nuk mund ta mohoje kush, PS u fut ne kuti. E them ne menyre figurative sepse ajo harroi qe te permbushe misionin e vete opozites, te kontrollit, te vezhgimit te qeverisjes. U mor me kater anet e kutise, nje kuti qe s’u hap kurre. E inkurajuan te mbajne ate kurs qe mbajti dhe rezultoi 141 mije vota me pak dhe disfaten personale ne Tirane”, u shpreh Berisha.

Sipas analizes qe ben kryeministri duket se mes paleve nuk do te kete ndonje marreveshje bashkepunimi, perderisa zoti Berisha eshte i bindur se kundershtari i tij politik do te ndjeke te njejten rruge te bllokimi, e cila, sipas tij do te mund te zgjidhet vetem me zgjedhjet e vitit 2013.

“Qellimi ishte bllokimi i statusit. Jam i bindur se bllokimi i reformave per kthimin ne pushtet, ishte nje perzgjedhje e gabuar. Nuk ndodh qe nje opozite te kete objektiv te vet bllokim te reformave te integrimit. Prandaj eshte nje ceshtje qe do ta zgjidhin vete shqiptaret”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA