Libi, pushtohet Bani Walid

17/10/2011 00:00

Trupat e Këshillit Tranzitor libian kanë hyrë ne Bani Walid, një prej
qytetëve të fundit besnikë të Muamar Gaddafi-t, ndersa luftimet
vazhdojne ne fortesen e kolonelit, Sirte.

Luftetaret e mesyne Bani ëalid-in nga veriu dhe jugu, pasi leshuan fillimisht nje perde zjarri artilerie, qe ndihmoi avancimin e tyre ndaj pozicioneve te trupave te Gaddafi-t. Rezistenca megjithate, ishte e ashper. Raportet per mberritje deri ne zemer te qytetit, nuk jane konfirmuar zyrtarisht.

Bani ëalid-i dhe Sirte jane dy bastionet e fundit te liderit te permbysur libian. Ne vendlindjen e kolonelit, ka pasur nje riorganizim te forcave ne perpjekje per te parandaluar “zjarrin mik”, qe sipas disa zerave, po ngadaleson avancimin.

Ka pasur gjithashtu tentativa per te koordinuar nje sulm me luftetaret nga Misrata ne perendim, ndersa trupat nga Benghazi ne lindjen kerkuan te fitojne terren ne qendren e qytetit. Situata megjithate mbetet kaotike. Ndersa luftimet vazhdojne, keshilli i perkohshem po mundohet te shtrije autoritetin e tij ne mbare vendin. Nga terreni mberrijne dhe raporte per grabitje sidomos perreth Sirtes, ku deshmitare okulare kane pare te largohen kamione te mbushur te mallra te vjedhur. Zhvillimet e reja ne kryeqytetin Tripoli jane te nje natyre tjeter. Forcat e Keshillit ketu nisur shkaterrimin e mureve te gjelbra te kompleksit kryesor te Gaddafi-t me ndihmen e buldozereve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA