Meksikë, 20 të vdekur nga sherri në burg
16/10/2011 10:50
Një sherr masiv mes bandash rivale në një burg të Meksikës ka shkaktuar vdekjen e 20 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Ngjarja ndodhi në burgun e Matamoros, në shtetin e Tamaulipas, në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet bëjnë të ditur se dhuna shpërtheu pas një debate mes dy të burgosurish.
Top Channel