Ndahet nga jeta ne moshen 91-vjecare aktori i mirenjohur shkodran Ndrek
Prela. Pioneri i skenes dhe ekranit, e nisi karrieren kinematografike ne
vitin 63 me rolin e Infermierit ne filmin “Detyre e Posacme”, i ndjekur
me pas nga interpretime te shumta ne filma si “Komisari i Drites”,
“Balonat”, “Flaka e maleve” apo teatro si “Ceshtja e Blertes”.
Roli i tij i fundit ishte ne filmin “Balada e Kurbinit”, te vitit 1990.
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka shprehur keqardhjen e tij per humbjen e kesaj figure te shquar te artit me ane te nje letre derguar familjes Prela.Per te respektuar aktorin e mirenjohur, duke filluar nga ora 16.00 e dites se sotme do te mbahen homazhe ne teatrin “Migjeni” te Shkodres.
Top Channel