Karzai: Pakistani bën lojë të dyfishtë

03/10/2011 21:15

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, adresoi ditën e sotme një sulm të ashpër ndaj fqinjëve të Pakistanit, për atë që ai e konsideroi si “lojë të dyfishtë” në luftën kundër terrorizmit dhe militantizmit.

Në një intervistë televizive, Karzai u shpreh se: “Islamabadi nuk po bashkëpunon në çështje jetike të sigurisë së përbashkët dhe kjo është tepër zhgënjyese për ne”.

Presidenti shtoi se do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, pas vrasjes së ndërmjetësit të paqes midis Kabulit zyrtar dhe talebanëve, Burhanuddin Rabbani-t.

Sipas versionit aktual të hetuesve, pas vrasjes së tij qëndron një shtetas pakistanez me lidhje të qarta me shërbimet sekrete të këtij shteti.

Pas vrasjes së ndodhur në 20 shtator, Karzai deklaroi se Kabuli nuk do të vazhdojë bisedimet e paqes me talebanët, pasi paqja me ta mund të arrihet vetëm nëse “Islamabadi do t’a urdhërojë këtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA