Rënia e ekonomisë greke do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) do të pësojë një rënie prej 2,5%, paralajmëroi instituti helen i statistikave.
Lajmi vjen në një moment aspak të përshtatshëm për vendin, i cili u “fshikullua†më parë gjatë ditës nga Bashkimi Europian, i cili cilësoi se Athina zyrtare nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të fituar një hua të gjashtë prej tetë miliardë eurosh.
Ndërsa debati për akordimin e një ndihme të mëtejshme për ekonominë greke vazhdon në Bruksel, nga vendi fqinj vazhdojnë të vijnë vetëm sinjale dekurajuese.
Projektbuxheti i vitit 2012 do të jetë më i ashpri ndonjëherë, ndërsa parashikon rritje të mëtejshme të taksave, shkurtimin e 30 mijë vendeve të punës në administratë dhe zgjerimin e kontrollit financiar europian mbi Greqinë.
Megjithatë, recensioni ekonomik i paralajmëruar prej 2,5% për vitin e ardhshëm, përbën një sinjal miks mbi rikuperimin, duke patur parasysh që vitin aktual Greqia pritet t’a përfundojë me një recension prej 5,5%.
Top Channel