Afganistan, vrasësi i Rabanit, pakistanez

02/10/2011 15:50

Vrasësi i kryenegociatorit të qeverisë afgane me talebanët ishte një pakistanez.

Hetuesit e vrasjes së Burhan Udin Rabanit kanë fakte se organizimi i eleminimit të tij fizik ishte bërë në qytetin e Kuetas, në Pakistan.

Rabani u vra më 20 shtator nga një kamikaz, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e tij si përfaqësues i talebanëve.

Qeveria afgane ka akuzuar shpesh kohët e fundit autoritetet pakistaneze si përkrahës të grupeve militante gjë që Islamabadi e hedh poshtë.

Pas vdekjes së Rabanit, presidenti afgan Hamid Karzai tha se qeveria e tij nuk do të përfshihet këtej e tutje në bisedime për paqe me talebanët, por do të fokusohet në dialogun me Pakistanin.

Top Channel