Pas fitores së Merkelit në parlament, Europa përgatitet të hedhë hapin e
radhës. Komisioni Europian tashmë pret që mekanizmi i ri 440 miliardë
eurosh i stabilitetit financiar të realizohet nga mesi i tetorit.
Kreret e financave mblidhen javen e ardhshme per te diskutuar pershpejtimin e miratimit te nje fondi te perhershem shpetimi, i cili siguron me shume kapital dhe nje mjet per menaxhimin e krizave. Por ne nje interviste per ‘Bloomberg’, milioneri ëilbur Ross, president i firmes Ross &Co, thote se paketa zor se do te mjaftoje per problemet e zones se Euros.
Mendoj se duhet te fillonin me “T”, jo me “M”, eshte shprehur ai, duke iu referuar shifrave qe sic pretendon, duhet te ishin trilione dhe jo miliarde. Ne fakt, mjaft eksperte e shohin te larget zgjidhjen e krizes europiane te borxhit.
Problemi, sipas ekonomisteve qe po e vezhgojne nga afer situaten, eshte se shume investitore besojne se zgjidhja e shpejte dhe e lehte mund te gjendet, dhe se duhet thjesht pak vullnet nga politikanet per te rene dakort e per t’u hedhur ne veprim. Por e verteta eshte se dicka e tille mund te mos ekzistoje. Rasti me i mire per europen eshte nje dorezani per qeverite ne telashe dhe bankat e tyre qe ta mbroje sistemin financiar nga ndonje goditje madhore, e cila do te conte te gjithe boten drejt recesionit.
Edhe pse ombrella e fundit e shpetimit mori aprovimin e gjermanise te enjten, garancia nuk e fshin dot borxhin gjigand te akumuluar ne vite, ashtu sic dorezanite nuk fshine dot nivelin e pamase te huave ne amerike tre vjet me pare, qe huamarresit nuk i kthenin dot. Problemi – shume borxh, por pak rritje per te lehtesuar barren, mun dte kerkoje vite te tera per t`u zgjidhur. Njerezit kane jetuar pertej mundesive te tyre per gati nje decade, ndaj kjo pershtatje do te jete e gjate, e mundimshme ndersa dhe do te testoje aftesine ripeteritese te shoqerive, thone eksperte ne bruksel.
Nese qeverite europiane, shkruan ‘New York Times’, nuk do te arrijne te pajtohen mbi menyren e shpetimit te Greqise, shume druhen se mund te ndodhe me e keqja- nje kolaps i sistemit financiar i ngjashem me ate te 2008-es qe do te bente rikoshet neper glob, duke denuar europen por edhe Shtetet e Bashkuara dhe vendet ne zhvillim me nje renie te zgjatur ekonomike, apo edhe me shume se aq.
Top Channel