Seria A, fitore për Inter e Milan

25/09/2011 08:20

Milanit i rikthehet buzëqeshja në Serinë A. Skuadra kampione e Italisë më në fund arriti të marrë 3 pikët e para në kampionat duke mundur Cezenën në San Siro me rezultatin e ngushtë 1-0.

Edhe pse me mungesa të shumta, Milani arriti të zgjidhë më së miri këtë ndeshje dhe ai që mendoi për këtë ishte Klarens Sedorf. Holandezi shënoi golin e fitores që në minutën e 5 të takimit.  

Në pjesën e dytë, Milani arriti të administrojë pa shumë mundim avantazhin e krijuar duke arkivuar më në fund këtë fitore që e ngjit atë në kuotën e 5 pikëve.

Klaudio Ranieri e fillon në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në pankinën e Interit. Skuadra zikaltër shënoi fitoren e parë në Serinë A duke mundur Bolonjën me rezultatin 3-1 dhe duke zhvilluar një lojë shumë më të mirë nga ajo që kishte bërë deri tani.

Në pjesën e parë Interi krijoi disa raste shënimi, por e gjeti golin e avantazhit në minutën e 39 me anë të Pazzinit. Në pjesën e dytë Bolonja barazoi rezultatin me Diamantin që ktheu në gol një 11-metërsh.

Në minutat e fundit të ndeshjes i taloi Interit që të fitojë një penallti dhe Milito nuk gaboi nga pika e bardhë duke e rikthyer Interin në avantazh. Kur kishin mbetur 3 minuta nga fundit i takimit Lusio shënoi golin e sigurisë për Interin që mori kështu 3 pikët e para në këtë sezon të Serisë A.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA