Sateliti UARS nuk përbën asnjë kërcënim për Tokën. Ky është njoftimi i NASA-s në lidhje me trajektoren e rënies dhe mundësinë e shkaktimit të dëmeve në njerëz dhe materiale të satelitit që pritet të mbërrijë në tokë brenda pak orëve.
Agjencia amerikane e hapësirës thotë se copëzat e satelitit, (nëse do të arrijnë në tokë) do të bien në Kanada, Afrikë, Australi dhe në zonat e oqeanit Atlantik dhe Indian, nga ora 05:00 deri në orën 09:00, (me orën tonë lokale) të ditës së shtunë.
Ndërkohë, autoritetet italiane, përjashtuan cdo mundësi që copëzat e satelitit të mund të prekun në tokën e fqinjëve tanë.
Tjetër satelit “kërcënon” Tokën
Teksa e gjithë vëmendja e njerëzve (vecanërisht e italianëve), është
zhvendosur tek rënia e satelitit UARS në tokë, një tjetër satelit
“kërcënon” globin.
Bëhet fjalë për satelitin gjerman Roentgensatellit, me një madhësi prej 2.4 tonësh. Sateliti gjerman është fikur që në vitin 1999 dhe që prej asaj kohe është endur rreth Tokës duke iu afruar gjithnjë e më shumë atmosferës.
Roentgensatellit pritet të hyjë në atmosferë brenda pesë javëve në vazhdim. Vend-goditja e tij, ashtu si edhe me UARS, do të mund të përcaktohet vetëm pak orë pas kontaktit me atmosferën. Mundësitë më të mëdha janë që sateliti gjerman të shkrijë i gjithë në atmosferë.
Top Channel