Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Joseph bën apel për qetësi dhe shmangie nga tensionimi i situatës.

Në një komunikatë për mediat, ambasadori u bën thirrje gjithë liderëve që t’i shmangen retorikës nxitëse dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in, të cilët janë duke ndihmuar në uljen e tensioneve.

“Dialogu mes të gjitha palëve përkatëse ka rëndësi te madhe për të zgjidhur çështjet e hapura”, është shprehur Joseph.

KS, seance per veriun e Kosoves

Neser Keshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton per situatën në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, pritet qe Beogradi te perfaqesohet si edhe me pare nga ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban.

Vetë presidenti serb Boris Tadic, pasi mësoi dje për operacionin e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës kontaktoi menjëherë KE-në, NATO-n dhe OKB-në.


Serbët e veriut shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Strukturat paralele te veriut te Kosoves kane shpallur prej sot gjendjen e jashtezakonshme.

Sipas burimeve te Top Channel ne veri të Mitrovicës, thuhet se ky vendim ka ardhur pasi nuk eshte arritur ndonje marrëveshje në favor të serbëve gjatë takimit me komandantin e KFOR-it.

Komandati i KFOR-it Erhard Byhler zhvilloi takime me zyrtare të strukturave paralele ne veri. Per me teper komandanti i KFOR-it Erhard Byler ka zhvilluar edhe nje takim me kryenegociatorin serb Borko Stefanovic.

Ndërkohë korrespondentët e Top Channel në veri kanë intervisuar dy qytetarë, të cilët tentuan të kalojnë pikën kufitare 31 dhe që nuk janë lejuar të kalojnë për në Serbi.

Tadic: Nuk do të futemi në konflikt

Presidenti serb, Boris Tadic kritikon aksionin e forcave policore kosovare në pikat kufitare, por deklaron se Serbia nuk do të futet më në konflikt.

“Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe jashtëzakonshme”, ka thënë Tadic, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, ku vlerësohet me çmimin Polak për kontributet e tij në reformat demokratike dhe ekonomike në Evropën Lindore.

Top Channel