Strukturat paralele te veriut te Kosoves kane shpallur prej sot gjendjen e jashtezakonshme.

Sipas burimeve te Top Channel ne veri të Mitrovicës, thuhet se ky vendim ka ardhur pasi nuk eshte arritur ndonje marrëveshje në favor të serbëve gjatë takimit me komandantin e KFOR-it.

Komandati i KFOR-it Erhard Byhler zhvilloi takime me zyrtare të strukturave paralele ne veri. Per me teper komandanti i KFOR-it Erhard Byler ka zhvilluar edhe nje takim me kryenegociatorin serb Borko Stefanovic.

Ndërkohë korrespondentët e Top Channel në veri kanë intervisuar dy qytetarë, të cilët tentuan të kalojnë pikën kufitare 31 dhe që nuk janë lejuar të kalojnë për në Serbi.

Sipas tyre, më shumë se 400 qytetarë serbë kanë uzurpuar pikën kufitare dhe nuk po lejojnë asnjë person të kalohet.

Top Channel