Me masat për të penguar përhapjen e koronavirusit, qeveria italiane është “e vetëdijshme se fuqia sociale dhe ekonomike e vendit është gjithashtu në diskutim.

“Kjo është arsyeja pse zgjedhjet tona janë gjithmonë shumë të menduara”. Këtë e sqaroi kryeministri Conte, sipas të cilit “javë janë shumë të vështira na presin” sepse “ne po përballemi me krizën më të vështirë që nga periudha e pasluftës.

Edhe italianët janë të vetëdijshëm për këtë. Ky është momenti i zgjedhjes”, tha ai.

Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 5476, që do të thotë janë 651 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 3107 duke e çuar në 46638 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 7024, ku 952 janë në 24 orët e fundit dhe 3000 janë në gjendje kritike.

Top Channel