Duke filluar nga dita e nesërme në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë, në kuadër të masave për përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë për sa u përket personave që do të udhëtojnë në drejtim të Rinasit për të kryer fluturime, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë  Ardi Veliu shpjegoi se ata paraprakisht do të duhet që të njoftojnë në numra 112 ose 129 policinë për intinerarin që do kryejnë. Veliu shpjegoi më tej se ata duhet të deklarojnë gjithashtu biletën dhe orarin e fluturimit.

“Në lidhje me të gjithë qytetarët që mund të përdorin aeroportin e Rinasit, duhet fillimisht të konfirmojnë nëpërmjet sallave operative në numrin 112 ose 129 orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit linjën e fluturimit si dhe kohën e lëvizjes. Nëse nuk janë bërë këto njoftime në numrat përkatës për orarin e  fluturimit, biletën dhe personin  që do të fluturojë nuk do të lejohet të lëvizin në akset rrugore. Ata do të ndëshkohen edhe me sanksionet e tjera që kanë dalë në zbatim të situatës që ne po kalojmë.” tha Ardi Veliu.

Më herët edhe kryeministri Rama pati një reagim për lëvizjet në drejtim të Rinasit.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tr-Dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër.

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda.

Për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

Frikë aspak, kujdes po! shumë fare!”, shkruante Rama në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA